Përkohësisht ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë. Kjo u bë e ditur nga Policia përmes një njoftimi për media. Bëhet fjalë për segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe

Jan 10, 2026 - 11:00
 0
Përkohësisht ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë
Përkohësisht ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë

Përkohësisht ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj – Prishtinë

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë.

Kjo u bë e ditur nga Policia përmes një njoftimi për media.

Bëhet fjalë për segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt.

Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.