Përparim Rama nënshkruan marrëveshjen: Prishtina pas 25 vjetësh ofron hapësirën për mbështetjen e personave me paralizë
Për herën e parë pas 25 vjetësh, Komuna e Prishtinës ka ofruar hapësirat për mbështetjen e personave me paralizë. Kështu ka njoftuar kryetari Përparim Rama. “Për herë të parë pas 25 vjetësh punë të palodhshme, Shoqata “Handicap Kosova” do të ketë hapësirat e saja të dedikuara për zhvillimin e aktiviteteve, ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjen


Për herën e parë pas 25 vjetësh, Komuna e Prishtinës ka ofruar hapësirat për mbështetjen e personave me paralizë.
Kështu ka njoftuar kryetari Përparim Rama.
“Për herë të parë pas 25 vjetësh punë të palodhshme, Shoqata “Handicap Kosova” do të ketë hapësirat e saja të dedikuara për zhvillimin e aktiviteteve, ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjen profesionale për fëmijët dhe personat me paralizë”, njoftoi Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se ky është shembull i bashkëpunimit.
“Ky është shembull i bashkëpunimit të mirëfilltë institucional dhe human, që përkon me vizionin tonë për një Prishtinë pa barriera, ku secili qytetar ka mundësi të barabarta dhe trajtohet me respekt”, tha Rama.
“Kryeqyteti mbetet i përkushtuar të mbështesë të gjitha iniciativat që promovojnë integrimin social, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Prishtinë për të gjithë — pa pengesa, pa barriera”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
