Përparim Rama pas votimit: Uroj që zgjedhjet të sjellin një Qeveri pro zhvillimit
Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pasi ushtroi të drejtën e votës, tha se procesi i votimit po shkon i qetë, ashtu siç populli i Kosovës është demokratë. Rama para mediave ka uruar që këto zgjedhje të sjellin një Qeveri është pro zhvillimit dhe për bashkëpunim me Kryeqytetin. Tutje ai pret që sot të


Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pasi ushtroi të drejtën e votës, tha se procesi i votimit po shkon i qetë, ashtu siç populli i Kosovës është demokratë.
Rama para mediave ka uruar që këto zgjedhje të sjellin një Qeveri është pro zhvillimit dhe për bashkëpunim me Kryeqytetin.
Tutje ai pret që sot të kihet një reflektim dhe secili që do të fitojë, t’i dërgojë përpara proceset demokratike.
“Është një ditë e mirë për Kosovën, një ditë që deri tash për fat kemi një qetësi, po tregon populli ynë që janë demokratë. Jemi një shoqëri demokratike. Uroj që zgjedhjet e reja të sjellin një Qeveri e cila është pro zhvillimit, pro bashkëpunimit me kryeqytetin. Sepse kryeqyteti është edhe motori i zhvillimit të gjithë Kosovës dhe kemi punë të mëdha tash edhe katër vite me radhë ta transformojmë kryeqytetin për të mirën e gjithë Kosovës. Kemi Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Uroj që të gjithë qytetarët të reflektojnë, po ashtu edhe kushdo që arrin ta krijojë qeverinë që të jetë bashkëpunuese me njëri-tjetrin, që t’i dërgojmë përpara proceset demokratike. Të punojmë edhe me ndërkombëtarët”, tha Rama.
Rama ka thyer edhe heshtjen zgjedhore.
“Unë e kam thënë këtë edhe më parë që për fat të keq qeveria e kaluar ka qenë bllokuese e sabotuese ndaj kryeqytetit, uroj që kushdo që të jetë të reflektojë. Sepse nuk shkojnë proceset në mënyrë të mirëfilltë kur nuk bashkëpunon qeveria me nivelin lokal”, tha ai.
