Përputhja e ADN-së lidh 25-vjeçarin me viktimën e fundit, hetimi zgjerohet për disa raste të tjera

Profili i ADN-së së 25-vjeçarit nga Dragomanca, Komuna e Staro Nagoriçanit, përputhet me gjurmët e gjetura te viktima e fundit, 78-vjeçarja Mira S. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në The post Përputhja e ADN-së lidh 25-vjeçarin me viktimën e fundit, hetimi zgjerohet për disa raste të tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 26, 2026 - 12:00
 0
Përputhja e ADN-së lidh 25-vjeçarin me viktimën e fundit, hetimi zgjerohet për disa raste të tjera

Profili i ADN-së së 25-vjeçarit nga Dragomanca, Komuna e Staro Nagoriçanit, përputhet me gjurmët e gjetura te viktima e fundit, 78-vjeçarja Mira S. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, shkruan Flaka

Sipas informacioneve nga hetimi, po zhvillohet një procedurë e gjerë për disa krime të rënda në rajonin e Kumanovës. Prokuroria nuk ka bërë publike detaje shtesë lidhur me rezultatet e analizave të ADN-së, por konfirmon se po sigurohen dhe po analizohen një numër i madh provash.

Në kuadër të hetimit po shqyrtohen edhe përmbajtje nga rrjetet sociale, përfshirë llogarinë e të dyshuarit në TikTok. Jozyrtarisht, po hetohen edhe disa raste të tjera që lidhen me vdekje të grave të moshuara, si dhe një tentativë vrasjeje, të ndodhura nga vera e kaluar deri në momentin e arrestimit.

Raporti i autopsisë ende nuk është dorëzuar në Prokurori, ndërsa për të dyshuarin pritet të kryhet edhe vlerësim psikiatrik nga ekspertë përkatës. Hetimet vazhdojnë, njofoton Gazeta Flaka

The post Përputhja e ADN-së lidh 25-vjeçarin me viktimën e fundit, hetimi zgjerohet për disa raste të tjera appeared first on Flaka, në çdo lajm... .