Petrit Saraçini: Humbja e LSDM-së e riktheu “botën serbe” në piedestal!
Përpjekja e pushtetit të mëparshëm, gjatë periudhës 2017–2024, për t’u shkëputur nga konceptet e vjetra gjeopolitike përfundoi me një humbje katastrofale në zgjedhje, e cila sërish e riktheu “botën serbe” në piedestalin politik në vend, the...
Përpjekja e pushtetit të mëparshëm, gjatë periudhës 2017–2024, për t’u shkëputur nga konceptet e vjetra gjeopolitike përfundoi me një humbje katastrofale në zgjedhje, e cila sërish e riktheu “botën serbe” në piedestalin politik në vend, theksoi Petrit Saraçini në analizën e tij më të fundit për zhvillimet politike.
Duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve dhe klimën aktuale politike, Saraçini vuri në dukje se politikat e ndjekura gjatë shtatë viteve të fundit nuk kanë arritur ta çlirojnë plotësisht shtetin nga ndikimet e rrënjosura të jashtme.
“Për një periudhë, kur LSDM-ja ishte në pushtet, pra gjatë viteve 2017–2024, u përpoq të shkëputej nga ai koncept dhe pamë se si kjo, në fund, rezultoi me shifra katastrofale në zgjedhje dhe me një humbje që e riktheu sërish botën serbe në piedestal”, thotë Saraçini.
Më tej, ai iu referua drejtpërdrejt edhe ndikimit mbi VMRO-DPMNE-në, duke theksuar se kjo gjendje paraqet vazhdimësi që nga koha e udhëheqjeve të mëparshme, për të cilën, sipas tij, dëshmi vijnë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
“Për VMRO-DPMNE-në nuk dua të flas më shumë, sepse ndikimi, si më parë gjatë regjimit të Gruevskit, ashtu edhe tani, është i dukshëm. Për këtë flasin raportet e Komisionit Evropian dhe raporti i Vajzit, i cili qartë thotë se Hungaria dhe Serbia kanë ndikim të fuqishëm mbi Maqedoninë”, shton Saraçini.
Sipas tij, pikërisht ky ndikim i fuqishëm i huaj është arsyeja kryesore që reflektohet drejtpërdrejt në stagnimin e shtetit dhe në bllokimin e të gjithë procesit të integrimit evropian.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.