Pitbulli kafshon në kokë një 4-vjeçar në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
Një qen i llojit pitbull ka kafshuar një fëmijë rreth moshës 4 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, në shëtitoren Lungomare të Vlorës. Qeni ka kafshuar fëmijën në kokë duke i shkaktuar plagë, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Sejko Veliu, punonjës në një projekt


Një qen i llojit pitbull ka kafshuar një fëmijë rreth moshës 4 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, në shëtitoren Lungomare të Vlorës.
Qeni ka kafshuar fëmijën në kokë duke i shkaktuar plagë, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sejko Veliu, punonjës në një projekt në Vlorë, ka qenë personi që ka shpëtuar vajzën e vogël nga qeni.
Ai tregoi për A2CNN ngjarjen që mund të kishte rezultuar fatale: “Qeni erdhi nga larg dhe e kafshoi në kokë vajzën. Kur e pashë, shkova e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir te fyti. E lidha pastaj te shtylla se vajza do kishte ikur përndryshe. Shyqyr Zotit, shpëtoi”.
