Pjesëmarrje masive në Baicë, Imri Ahmeti: Fuqia jonë është besimi i qytetarëve!

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Baicë. Ahmeti u mirëprit nga një numër i madh qytetarësh, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si dëshmi të fuqisë dhe besimit […]

shtator 25, 2025 - 22:30
 0
Pjesëmarrje masive në Baicë, Imri Ahmeti: Fuqia jonë është besimi i qytetarëve!

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Baicë.

Ahmeti u mirëprit nga një numër i madh qytetarësh, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si dëshmi të fuqisë dhe besimit të palëkundur që qytetarët kanë ndaj vizionit të tij dhe LDK-së.
“Me pjesëmarrjen masive të qytetarëve sonte në Baicë, u dëshmua fuqia dhe besimi i tyre i palëkundur në rrugën tonë drejt fitores,” u shpreh Ahmeti në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ky entuziazëm i qytetarëve është një burim i madh motivimi për të vazhduar përpara me projektet që ka nisur dhe ato që planifikohen në mandatin e ardhshëm.

Gjatë tubimit, kandidati i LDK-së prezantoi disa nga projektet kryesore që parashihen për këtë zonë, përfshirë ndërtimin e një shkolle të re dhe investime në infrastrukturë.

Ai theksoi se programi i tij nuk është vetëm një plan elektoral, por “rruga e sigurt drejt zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm”.

Ahmeti e përmbylli fjalimin me një falënderim për qytetarët e Baicës:

“Faleminderit Baicë, për besimin dhe përkrahjen! Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”

Ahmeti garon për mandatin e tij të tretë si kryetar i Lipjanit, me mbështetjen e LDK-së dhe një platformë që, sipas tij, garanton vazhdimësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunën. /ORAinfo/