Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, arrestohen dy persona
Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë


Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.
“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, tha Elezaj.
