Po ndërtohet parking për deputetët pranë Kuvendit
Po ndërtohet një parking për automjetet e deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë në hapësirën e zonës së sigurisë pranë Kuvendit, ku fillimisht ishte paraparë ndërtimi i një garazhi shumëkatësh. Në inspektimin e punimeve ishte edhe kryetari i Ku...
Po ndërtohet një parking për automjetet e deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë në hapësirën e zonës së sigurisë pranë Kuvendit, ku fillimisht ishte paraparë ndërtimi i një garazhi shumëkatësh. Në inspektimin e punimeve ishte edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
„Nga afër e ndoqa ecurinë e punimeve ndërtimore për rregullimin e hapësirës përreth Kuvendit. Kjo hapësirë po merr një pamje më të rregulluar dhe më funksionale, duke krijuar kushte më të mira për parkim dhe për nevojat e përditshme të Kuvendit. Vazhdojmë me punë konkrete dhe me kujdes ndaj çdo hapësire që kontribuon në funksionimin më efikas të Kuvendit“, ka deklaruar Gashi.
Për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e parkingut do të shpenzohen rreth 1.6 milionë euro, ndërsa në tender është përzgjedhur kompania „Stenton Gradba“.
Në këtë hapësirë fillimisht ishte paraparë ndërtimi i një garazhi shumëkatësh me lartësi prej 9 metrash, ndërsa 15 për qind e objektit mund të shfrytëzohej si hapësirë afariste, dyqane ose objekte hotelierike.
Më pas, Kuvendi miratoi Ligjin për shpalljen e hapësirës përreth Kuvendit si zonë sigurie, me të cilin u ndalua ndërtimi në këtë hapësirë. Në atë kohë u njoftua se kompania që kishte blerë tokën do të kompensohej për dëmin e shkaktuar./INA/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.