Policët që bien ndesh me ligji – Kërkohet mbikëqyrje më e ashpër

Marr shkas dy rastet e fundit, ku një polic dyshohet se u përfshi në një rrëmbim në Hajvali, dhe një tjetër u arrestua për dhunë në familje, ish-drejtues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) e ish-polic bëjnë thirrje për një mbikëqyrje më të madhe ndaj zyrtarëve policorë, raporton Ekonomia Online. Megjithatë, ata vlerësojnë se veprimet

tetor 25, 2025 - 10:30
 0
Policët që bien ndesh me ligji – Kërkohet mbikëqyrje më e ashpër
Policët që bien ndesh me ligji – Kërkohet mbikëqyrje më e ashpër

Policët që bien ndesh me ligji – Kërkohet mbikëqyrje më e ashpër

Marr shkas dy rastet e fundit, ku një polic dyshohet se u përfshi në një rrëmbim në Hajvali, dhe një tjetër u arrestua për dhunë në familje, ish-drejtues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) e ish-polic bëjnë thirrje për një mbikëqyrje më të madhe ndaj zyrtarëve policorë, raporton Ekonomia Online. Megjithatë, ata vlerësojnë se veprimet individuale nuk mund ta përgjithësojnë Policinë e Kosovës.

Ish-kryeshefi i PK-së, Fitim Shishani e teksa përmend arsyet që mund të çojnë zyrtarët policorë të kryejnë veprime që bien ndesh me ligjin, tha se Qeveria duhet të krijojë kushte brenda stacioneve policore dhe të vëzhgohen për detyrat e tyre.

“Një organizatë e madhe si ata mund të ndodhë që disa prej individëve të kryejnë veprat të tilla që nuk janë të mira as për Policinë e Kosovës e as për shoqërinë. Por mendoj që janë disa segmente që ndikojnë tek policët për me i shty me kry vepra të tilla; së pari duhet të jetë një mbikëqyrje e brendshme e organit policor, jam i sigurt që inspektorati policor ka vepru për këtë arsye sepse e ka edhe si mandat, unë mendoj se policia nuk duhet ta pret inspektoratin policor duhet sikurse një kryefamiljar që e shikon familjen e vet që kujdeset për anëtarët e vet mos po ndikojnë negativisht në shoqëri edhe policia duhet përmes udhëheqësve të vet të jep pak më shumë dhe të ketë një mbikëqyrje më të tepërt dhe përveç se të krijojë kushte paga më të mëdha të loboj te qeveria dhe të krijoj kushte të tjera brenda stacioneve dhe t’i përcjell edhe individët e vet se si janë duke e kry detyrën e vet brenda policisë”, tha ai.

Megjithatë, Shishani ka bërë thirrje që të bëhet kujdes me mënyrën se si trajtohen zyrtarët  policorë kur arrestohen e të mos bëhet pompozitet me ta, meqenëse ata janë vetëm të dyshuar.

“Së pari organi i policisë duhet ta ndryshoj metodologjinë e punës. Në krejt botën, policia tashmë ka fillu nga ato sjelljet standarde të zbatimit strikt të ligjit dhe një segment tjetër që bashkohet me qytetarët dhe bashkëpunon me ta dhe kryen detyrat e tyre. Nëse kjo ndryshon ju garantoj se do të ketë shumë pak punë për inspektoratin policor mos të themi se do të mbyllet krejt por do të ketë shumë pak punë sepse policia është afër qytetarëve, kryen detyrat në bashkëpunim me ta. Sa i përket inspektoratit mendoj se kur është fjala te arrestimet duhet të kemi kujdes sepse personaliteti i individit është një nga ato faktorët e parë që duhet të shikohet te individi jo vetëm mbrojtje e të drejtave personale të tij por edhe të kaluarës së tij”, nënvizoi Shishani.

Ish-polici, tani avokati Visar Rrecaj për Ekonomia Online tha disa nga arsyet pse policët përfshihen në vepra penale, ndërkaq tregon edhe rastet kur dënueshmëria për ta është më e madhe se sa ndaj qytetarëve të tjerë.

“Natyrisht në përfshirjen e veprave penale nuk përjashtohet asnjë individ, secili individ pavarësisht pozitës së tij mund të përfshihet në vepër penale. Megjithatë zyrtari policor i Kosovës duhet ta ketë më me kujdes për faktin se e din për pasojat ligjore që vinë pas kryerjes së një vepre penale, mirëpo sa i përket fajit nuk mund ta gjejmë se kush e ka fajin se pse një zyrtar policor përfshihet në një vepër penale por mund të supozojmë se gjendja shoqërore, ekonomike dhe sociale dhe gjendja në të cilën po kalon qytetari i Republikës së Kosovës normalisht që e ka rrit numrin e rasteve të veprave penale duke përfshirë zyrtarët policorë. Veprat penale janë të përcaktuara dhe në disa lloje të veprave penale të cilat janë të përfshirë zyrtarët shtetëror në këtë rast zyrtarët policor  atëherë dënueshmëria më e lartë për personin zyrtar se sa për një person i rëndomtë i Kosovës. Mirëpo jo të gjitha veprat penale e kanë të kualifikuar personin zyrtar si kryes potencial, nëse vepra penale parasheh dënim të përcaktuar të llojit të veprës penale prej 2 vite mund të ketë kualifikimin e saj nëse vepra penale kryhet nga personi zyrtar dhe nëse është kryer gjate orarit zyrtar atëherë dënueshmëria mund të jetë më i lart por gjykimi nuk dallon nga qytetarët e tjerë”, tha ai.

Ndonëse asnjë vepër nuk arsyetohet megjithatë, Rrecaj thotë se edhe nëse bëhet verifikimi i policeve, kjo nuk çon drejt një sigurie që në të ardhmen individ nuk mund të përfshihen në kryerjen e ndonjë vepre penale.

“Në parim Policia e Kosovës e kryen një verifikim paraprak për të gjithë rekrutët të cilët aplikojnë për tu bërë zyrtar policor. Por a mund të ketë lëshime në këtë proces të verifikimit? Mund të ketë dhe si pasojë e lëshimeve mund të inkuadrohen në Policinë e Kosovës persona që kanë prirje për veprime kriminale, por prapë se prapë mund të konsiderohet i mjaftueshëm për verifikim mirëpo të ardhmen herë pas here mund të përfshihen në vepra penale e të cilat nuk do të mund të parashikohen me filtrin e verifikimit prandaj Policia e Kosovës nuk mund të jetë fajtore pse një individ i saj është përfshirë në ndonjë vepër penale përshembull në rastet e dhunës në familje apo në rastet e rrëmbimit dhe këtu tek rrëmbimi ajo nuk mund të kryhet  pa dashje dhe direkte dhe ato të dhunës në familje janë me karakter social që mund të ndodhë edhe në familjen e një zyrtari policor po edhe në familjen e çdo kujt dhe nuk mund të fajësohet zyrtari apo inspektorati se pse ka ndodhur një dhunë në familje, fundi i fundit nëse ka ndodhur duhet të pritet vendimi përfundimtar sepse nuk dihen rrethanat edhe pse nuk ka arsyetim për kryerjen e veprës penale”, tha ai.

Sa i përket suspendimeve avokati tha se varësisht nga rasti dhe nga procedurat e hetimit por suspendimi mund të shkoj edhe deri në përfundimin e gjykimit.

“Realisht suspendimet janë me afat të ndryshme, ka suspendim me afat 48 orësh, një javë, dy javë, tre javë, një muaj, 6 muaj por për veprat penale si korrupsioni në kuadër të detyrës mund të jetë më i gjatë deri në ngritje të aktakuzës apo deri në përfundim të procesit gjyqësor varësisht prej veprës që është duke u hetu”, theksoi Rrecaj.