Policëve të dyshuar për zjarrin në Koçan u është caktuar 30 ditë paraburgim

Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 7 personave, zyrtarë nga SPB Shtip The post Policëve të dyshuar për zjarrin në Koçan u është caktuar 30 ditë paraburgim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 20, 2025 - 03:00
 0  4
Policëve të dyshuar për zjarrin në Koçan u është caktuar 30 ditë paraburgim

Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 7 personave, zyrtarë nga SPB Shtip dhe Koçani, të dyshuar për veprën penale të Krimeve të Rënda kundër Sigurisë Publike, të cilat janë kryer pasditen e sotme në gjykatë, kanë nxjerrë vendimin:

Propozimi i Prokurorisë Publike pranohet dhe të 7 të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni. 165 st.1 pt. 1, 2 dhe pika 3 për disa të dyshuar, d.m.th. rrezik ikje, rrethana që tregojnë se do të pengojnë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe rrethana që tregojnë se ata mund të përsërisin krimin.

Vepra penale për të cilën ata dyshohen ka të bëjë me dhënien e lejeve për funksionimin e disko klubit në Koçan ku ka rënë zjarri në të cilin kanë humbur jetën 59 persona dhe rreth 200 persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal.

The post Policëve të dyshuar për zjarrin në Koçan u është caktuar 30 ditë paraburgim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .