Policia Financiare paraqet kallëzim penal për fshehje të tatimit
Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B.G në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të subjektit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup dhe kundër personit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup, për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale të […]

Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B.G në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të subjektit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup dhe kundër personit juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING SHPKNJP- Shkup, për dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale të nenit 60-a të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. I denoncuari i parë me 03.08.2021 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete dhe i denoncuari i dytë, personi juridik Shoqëria për shërbime konsulentë ALTERA KONSALLTING DOOEL- Shkup, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 43 paragrafi 3 të Ligjit për TVSH-në ku detyrimin e paraqitur të TVSH-së në shumë prej 11.004.500 denarë, që ka qenë i obliguar ta paguaj në afat prej 15 ditë pas datës së pranimit të vendimit për vlerësim tatimor, nuk e ka paguar, gjegjësisht e ka ndarë për vete dhe personin e denoncuar juridik, me çka i denoncuari e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë prej 11.004.500 denarë. /Alsat.mk