Ish-ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Radmilla Shekerinska u bë personi i dytë në NATO

Ish-ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, u zgjodh sot në Bruksel zëvendëssekretare e përgjithshme të NATO-s. Ajo do të jetë zëvendësja e Mark Ruttes, i cili prej disa muajsh është në krye të Aleancës, transmeton Portalb.mk. Informacioni u konfirmua edhe nga NATO me njoftim të Sekretarit të Përgjithshëm Rutte në faqen zyrtare të Aleancës: “Kam […]

Nëntor 19, 2024 - 18:00
 0  6
Ish-ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Radmilla Shekerinska u bë personi i dytë në NATO
Jens Stoltenber dhe Radmila Shekerinska. Foto: Ministria e Mbrojtjes

Ish-ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, u zgjodh sot në Bruksel zëvendëssekretare e përgjithshme të NATO-s. Ajo do të jetë zëvendësja e Mark Ruttes, i cili prej disa muajsh është në krye të Aleancës, transmeton Portalb.mk.

Informacioni u konfirmua edhe nga NATO me njoftim të Sekretarit të Përgjithshëm Rutte në faqen zyrtare të Aleancës:

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmilla Shekerinskës si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo beson vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”, thuhet në njoftim.

“Do të jetë privilegji për mua të shërbej si zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës”. Ky është reagimi i parë i Radmilla Shekerinskës për emërimin e saj si sekretare e radhës pas personit të parë të Aleancës, Mark Rutte.

Duke ndarë njoftimin zyrtar të faqes së NATO-s në lidhje me vendimin, ajo shtoi:

“Unë do të punoj me zell me të gjithë aleatët për një Aleancë edhe më të fortë dhe më të sigurt”.


Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe para hyrjes së vendit në Aleancën e NATO-s në vitin 2020. Ajo do të marrë postin deri në fund të vitit.

Shekerinska është zyrtarja më e lartë e NATO-s deri më tani nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Politiko” në muajin gusht, njoftoi se krahas Shekerinskës, një tjetër kandidate për krah të djathtë të Mark Ruttes ishte edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe komisionerja e BE-së nga Bullgaria, Maria Gabriel.

Radmilla Shekerinska ka lindur në vitin 1972 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektroteknike në UKM në vitin 1995 dhe ka magjistruar në shkollën prestigjioze Fletcher për Diplomaci dhe Drejtësi në SHBA në vitin 2007. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ajo ka qenë zëvendëskryeministre për integrimet evropiane gjatë periudhës kur vendi aplikoi dhe mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga viti 2017 deri në vitin 2022 ajo ishte ministre e mbrojtjes (deri në vitin 2020 edhe zëvendëskryeministre) gjatë periudhës kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.