Policia gjen targa veturash pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, fton pronarët t’i marrin në stacionin e Graçanicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku ka pasur vërshime, janë gjetur tabela të veturave të cila edhe janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë. Policia i ka bërë thirrje pronarëve që të paraqiten në stacion dhe t’i marrin ato. Njoftimi: Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime,  në rrugën Prishtinë

Jan 14, 2026 - 14:30
 0
Policia gjen targa veturash pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, fton pronarët t’i marrin në stacionin e Graçanicës
Policia gjen targa veturash pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, fton pronarët t’i marrin në stacionin e Graçanicës

Policia gjen targa veturash pas vërshimeve në rrugën Prishtinë–Ferizaj, fton pronarët t’i marrin në stacionin e Graçanicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku ka pasur vërshime, janë gjetur tabela të veturave të cila edhe janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë.

Policia i ka bërë thirrje pronarëve që të paraqiten në stacion dhe t’i marrin ato.

Njoftimi:

Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime,  në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve,  të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.

Faleminderit për bashkëpunim.