Policia jep detaje për aksidentin ku u godit për vdekje këmbësori
Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një motoçikletë në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguat në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. “Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në


Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një motoçikletë në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguat në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
