Policia jep detaje se çfarë gjeti në shtëpinë e të arrestuarit për krime lufte në Kaçanik
Hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit mashkull kosovar për krime lufte kundër popullatës civile. Sipas policisë, me datë 04.04.2026, pas një hetimi të gjatë dhe grumbullimit të provave, është arrestuar i dyshuari. Në operacionin e bastisjes së pronës


Hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit mashkull kosovar për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas policisë, me datë 04.04.2026, pas një hetimi të gjatë dhe grumbullimit të provave, është arrestuar i dyshuari.
Në operacionin e bastisjes së pronës së tij në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar armë, fishekë, uniformë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), si dhe pajisje të ndryshme.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet dhe procedurat kundër tij vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së plotë të rasteve të krimeve të supozuara gjatë luftës.
