Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”. Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo

Jan 6, 2026 - 20:30
 0
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”. Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].