Policia kërkon të shmangni qarkullimin afër ambasadës amerikane për shkak të një ushtrimi

Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00. Një kërkesë e tillë vjen pasi Policia dhe Ambasada e ShBA-së po zhvillojnë një ushtrim të përbashkët. “Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga

dhjetor 12, 2025 - 19:30
 0
Policia kërkon të shmangni qarkullimin afër ambasadës amerikane për shkak të një ushtrimi
Policia kërkon të shmangni qarkullimin afër ambasadës amerikane për shkak të një ushtrimi

Policia kërkon të shmangni qarkullimin afër ambasadës amerikane për shkak të një ushtrimi

Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00.

Një kërkesë e tillë vjen pasi Policia dhe Ambasada e ShBA-së po zhvillojnë një ushtrim të përbashkët.

“Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, njofton Policia e Kosovës.