“Policia nuk guxon të terrorizojë qytetarët!” – Lëvizja Arbëria kërkon hetim për dhunën ndaj dy shqiptarëve
Lëvizja Arbëria ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, duke kërkuar hetim të pavarur, transparent dhe përgjegjësi ligjore për çdo shkelje të mundshme. Në reagimin publik, kjo lëvizje kër...
Lëvizja Arbëria ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, duke kërkuar hetim të pavarur, transparent dhe përgjegjësi ligjore për çdo shkelje të mundshme.
Në reagimin publik, kjo lëvizje kërkon zbardhjen e plotë të incidentit, përfshirë pretendimet për përdorimin e armës së zjarrit dhe ushtrimin e dhunës fizike ndaj dy të rinjve.
Shqetësim të veçantë, sipas Lëvizjes Arbëria, paraqesin informacionet se ngjarja ka nisur në praninë e disa të miturve që po prisnin autobusin në stacion.
“Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo burim frike për ta”, thuhet në reagim.
Lëvizja Arbëria thekson se çdo veprim policor duhet të jetë i ligjshëm dhe proporcional, ndërsa zyrtarët që eventualisht kanë rrezikuar jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, nuk duhet të kenë vend në polici.
Nga kjo lëvizje kërkojnë drejtësi pa paragjykime dhe pa dallime etnike, duke theksuar se besimi në institucione mund të rikthehet vetëm përmes transparencës dhe llogaridhënies.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.