Politikani turk bëhet viral me mustaqet e tij: “Askush nuk mund t’ia lexojë buzët”

Politikani turk Orhan Avci është shndërruar në një fytyrë virale në rrjetet sociale, pasi fotografia e tij filloi të qarkullojë kudo pas emërimit të tij si kreu i partisë “Huzur”. Edhe pse në fokus duhej të ishte suksesi i tij politik, pamja e tij e jashtme tërhoqi vëmendjen më të madhe. Me mustaqe të pazakonta, […]

Prill 26, 2026 - 18:30
Politikani turk bëhet viral me mustaqet e tij: “Askush nuk mund t’ia lexojë buzët”

Politikani turk Orhan Avci është shndërruar në një fytyrë virale në rrjetet sociale, pasi fotografia e tij filloi të qarkullojë kudo pas emërimit të tij si kreu i partisë “Huzur”.

Edhe pse në fokus duhej të ishte suksesi i tij politik, pamja e tij e jashtme tërhoqi vëmendjen më të madhe. Me mustaqe të pazakonta, Avci ka pozuar me një shprehje serioze në fytyrë, përcjell INA.

Pamja e tij ka nxitur një sërë reagimesh, veçanërisht në rrjetin social “X”, ku disa nga komentet ishin: “Tani askush nuk mund t’ia lexojë buzët”.

Përveç kësaj, disa e kanë krahasuar atë me personazhin Super Mario, si dhe me personazhet Thompson dhe Thompson nga seria komike “Aventurat e Tintinit”.

Ndryshe, mustaqet kanë një rëndësi të veçantë kulturore dhe politike në Turqi, ku stile të ndryshme shpesh lidhen me identitete të caktuara politike. Pas komenteve dhe talljeve të shumta, Avci ende nuk është deklaruar publikisht.(INA)