Pos Barcelonës, Fisnik Asllanin po e duan edhe tri klube të Premierligës
Fisnik Asllani është një nga emrat më të përfolur për një lëvizje në merkato, ende pa nisur një e tillë. Sulmuesi dardan është aktualisht pjesë e Hoffenheimit në Bundesliga, teksa po lidhet me një kalim të madh te një gjigant evropian. Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila po e kërkon me ngulm, sipas raportimeve të […]


Fisnik Asllani është një nga emrat më të përfolur për një lëvizje në merkato, ende pa nisur një e tillë.
Sulmuesi dardan është aktualisht pjesë e Hoffenheimit në Bundesliga, teksa po lidhet me një kalim të madh te një gjigant evropian.
Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila po e kërkon me ngulm, sipas raportimeve të “Sky DE” dhe gazetarit, Florian Plettenburg.
Sipas tij, klubi i madh spanjoll është shumë i interesuar për lojtarin kosovar, teksa Hoffenheimi në anën tjetër dëshiron të përfitojë së paku 20 milionë euro.
Megjithatë, një medium tjetër, “TBR Football” ka bërë me dije se jo vetëm Barcelona është e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit.
Sipas këtij mediumi, edhe disa klube nga Anglia i janë futur garës për Asllanin.
Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham janë klubet e interesura për Fisnik Asllanin.
“Skuadrat e skautëve të këtyre klubeve tashmë janë në dijeni të potencialit të Asllanit dhe të gjitha janë të interesuara për talentin e sulmuesit 23-vjeçar”, shkruan “TBR Football”.
Asllani këtë edicion të garave ka gjashtë gola të shënuar, teksa ka dhuruar dy asistime në 11 ndeshje me klub dhe kombëtaren e Kosovës.