Prej sot gjoba për këmbësorët që kalojnë rrugën me celular në dorë

Për këmbësorët që kalojnë rrugën dhe në të njëjtën kohë flasin në telefon, përdorin kufje në të dyja veshët, orë inteligjente ose tabletë, nga sot do të ndeshen me sanksione. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, njofton se nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Sigurinë e Trafikut, të cilat janë miratuar […]

shtator 26, 2025 - 11:30
 0
Prej sot gjoba për këmbësorët që kalojnë rrugën me celular në dorë

Për këmbësorët që kalojnë rrugën dhe në të njëjtën kohë flasin në telefon, përdorin kufje në të dyja veshët, orë inteligjente ose tabletë, nga sot do të ndeshen me sanksione.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, njofton se nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Sigurinë e Trafikut, të cilat janë miratuar me qëllim përmirësimin e sigurisë për kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga pakujdesia.

Sipas vendimit të ri, gjoba do të jetë 40 euro. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për shoferët e biçikletave, motoçikletave, mopedeve, triçikleve dhe katërçikleve, të cilët, sipas ligjit, gjatë drejtimit nuk lejohen të përdorin pajisje elektronike.