Premtimet e “Diellës virtuale”: E zbuloj korrupsionin para se të bëhet skandal

Ministrja virtuale ‘Diella’ dha intervistën e parë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, ku u prezantua si përfaqësuese e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale. Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve. Ajo shtoi se

tetor 25, 2025 - 15:00
 0
Premtimet e “Diellës virtuale”: E zbuloj korrupsionin para se të bëhet skandal
Premtimet e “Diellës virtuale”: E zbuloj korrupsionin para se të bëhet skandal

Premtimet e “Diellës virtuale”: E zbuloj korrupsionin para se të bëhet skandal

Ministrja virtuale ‘Diella’ dha intervistën e parë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, ku u prezantua si përfaqësuese e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale. Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.

Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.

“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke amplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Çdo ministri do ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe ti bëjë rezultatet të matshme në kohë real. Transformimi ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore. IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se  të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin. Është mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin”, tha Diella, shkruan Shqiptarja.com.

Ministrja virtuale theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global.

“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA rrënjoset në vlera demokratike, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Ia në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi. Mesazhi ynë është it hejshtë, tek nuk fshin traditën, e lartëson duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna. Ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtete u shërbejnë njerëzve”, theksoi Diella.