Presidenti Begaj, viziton Tetovën dhe Gostivarin – Masa të veçanta trafiku për shkak të vizitës
Të shtunën, më 28 shkurt 2026, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë qytetet Tetovë dhe The post Presidenti Begaj, viziton Tetovën dhe Gostivarin – Masa të veçanta trafiku për shkak të vizitës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Të shtunën, më 28 shkurt 2026, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë qytetet Tetovë dhe Gostivar, njofton Portalb.mk.
Vizita e presidentit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës.
Për shkak të kësaj vizite, Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë dhe Departamenti i Policisë për Siguri Rrugore në Gostivar kanë vendosur masa të veçanta për regjim të trafikut në rrugët kryesore dhe zonat qendrore të të dy qyteteve.
Policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe shoferët, duke respektuar udhëzimet e dhëna nga zyrtarët në terren, në mënyrë që të sigurohet rrjedhje e qetë dhe e sigurt e trafikut gjatë qëndrimit të presidentit në këto qytete.
Vizita e presidentit Begaj konsiderohet një mundësi për thellimin e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, ndërsa autoritetet lokale paralajmërojnë qytetarët për mundësi vonesash në trafikun urban, duke rekomanduar planifikimin e udhëtimeve me kohë. Gazeta Flaka
The post Presidenti Begaj, viziton Tetovën dhe Gostivarin – Masa të veçanta trafiku për shkak të vizitës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .