Presidenti iranian: Marrëveshja e paqes nuk është larg, por SHBA duhet të…

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se “standardet e dyfishta” dhe ajo që si e konsideron “totalitarizëm” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, raportojnë mediat e huaja. Masoud Pezeshkian […]

Prill 12, 2026 - 23:00
Presidenti iranian: Marrëveshja e paqes nuk është larg, por SHBA duhet të…

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se “standardet e dyfishta” dhe ajo që si e konsideron “totalitarizëm” nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, raportojnë mediat e huaja.

Masoud Pezeshkian theksoi se Irani mbetet i hapur për dialog dhe është “plotësisht i përgatitur” për të arritur një “marrëveshje të ekuilibruar dhe të drejtë”.

Ai shtoi se një marrëveshje është e mundur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë kornizat ligjore ndërkombëtare.

“Nëse SHBA-të i përmbahen kornizave ligjore ndërkombëtare, arritja e një marrëveshjeje nuk është larg mundësisë,” citohet të ketë thënë ai.