Presidentja Siljanovska-Davkova nuk përkrah kërkesën e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në emisionin Click Plus në TV21 nuk i ka dhënë përkrahje studentëve, por ka shprehur rezerva lidhur me iniciativën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se në të drejtën është thelbësore saktësia e gjuhës dhe qartësia e shprehjes. Duke folur për këtë temë, ajo theksoi se […] The post Presidentja Siljanovska-Davkova nuk përkrah kërkesën e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip appeared first on InfoShqip.com.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në emisionin Click Plus në TV21 nuk i ka dhënë përkrahje studentëve, por ka shprehur rezerva lidhur me iniciativën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se në të drejtën është thelbësore saktësia e gjuhës dhe qartësia e shprehjes.
Duke folur për këtë temë, ajo theksoi se do të përmbahet nga një qëndrim përfundimtar, por paralajmëroi se gjuha juridike ka një peshë të veçantë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e vendimeve gjyqësore.
“Në të drejtën ekziston nocioni i gjuhës juridike. Të rëndësishme janë saktësia dhe qartësia, sepse nga kjo varet cilësia e vendimit. Është shumë e pazakontë që në nivel kombëtar, në procedurat gjyqësore, të jenë në përdorim disa gjuhë”, theksoi Siljanovska-Davkova në Click Plus në TV21, e cila është e njohur edhe si profesoreshë universitar në Fakultetin Juridik në Universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup.(INA)
The post Presidentja Siljanovska-Davkova nuk përkrah kërkesën e studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip appeared first on InfoShqip.com.