Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova. Sipas përditësimit të fundit, në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri

Jan 6, 2026 - 10:30
 0
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë

Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova.

Sipas përditësimit të fundit, në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Glloboçica, Hani i Elezit, Jarinja, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmica, fluksi në dalje mbetet i ulët.

Në këto pika, pritjet për dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare.