Problemet me energjinë elektrike, Rizvanolli mban takim nesër me përfaqësues të KOSTT dhe KEDS
Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Lidhur me këtë gjatë ditës së nesërme Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të zhvillojë takim me përfaqësues të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). Pas takimit që pritet të
Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Lidhur me këtë gjatë ditës së nesërme Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të zhvillojë takim me përfaqësues të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Pas takimit që pritet të mbahet rreth orës 09:30 do të ketë prononcime për media para ndërtesës së KEDS, njoftoi Ministria e Ekonomisë, përmes një komunikate për media.