Prokuroria: Për tetë persona të dyshuar kërkohet paraburgim, tre janë të shtruar në spital
Informacionet më të fundit nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut deri në këtë moment thonë se ky institucion po zhvillon procedurë hetuese për gjithsej 11 persona në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Koçan, transmeton Portalb.mk. “Nga to, propozim për paraburgim të shkurtër është dorëzuar tashmë për 8 persona, ndërsa 3 të tjerët ende janë […]


Informacionet më të fundit nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut deri në këtë moment thonë se ky institucion po zhvillon procedurë hetuese për gjithsej 11 persona në lidhje me tragjedinë e zjarrit në Koçan, transmeton Portalb.mk.
“Nga to, propozim për paraburgim të shkurtër është dorëzuar tashmë për 8 persona, ndërsa 3 të tjerët ende janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Procedura në lidhje me ta do të vazhdojë menjëherë sapo gjendja e tyre të përmirësohet. Veprimet vazhdojnë të ndërmerren për të hetuar përgjegjësinë e më shumë personave.” kumtoi Porokuroria.
Më herët, Kryeprokurori Lupçp Kocevski konfirmoi se ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh, transmeton Portalb.mk.
“Kam informacione se po zhvillohet bisedë edhe me të. Momentalisht gjendet në stacionin policor. Nuk mund të them më tepër detaje”, u përgjigj Kocevski.
Prokurori publik Ljupço Kocevski shpalosi detajet e deritanishme të hetimeve, duke bërë të ditur se objekti nuk kishte asgjë që parashikonte ligji – nuk kishte hidrantë, nuk kishte derë rezervë për evakuim (d.m.th., ishte i mbyllur me dry dhe pa dorezë në brendësi), në mënyrë të paligjshme janë lëshuar mjete piroteknike – dhe shumë krime të tjera.
Prokuroria Themelore Publike nga hetimet e deritanishme në diskotekën që u përfshi nga zjarri në Koçan, ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore. Kryeprokurori Lupçp Kocevski tha se, lëshimet janë të mëdha dhe “bëhet fjalë për rrënim të sistemit”. Ai u shpreh se, është i habitur se si kjo diskotekë ka mundur ndonjëherë të marrë leje për të punuar.
Prokurorët publikë në hetimin paraprak, tha ai, kanë konstatuar se objekti nuk ka as rrjet hidranti e as hidrant. Ai kishte vetëm dy aparate zjarri. Nuk kishte 2 dyer dalje për evakuim sipas standardeve të kërkuara dhe pamjeve katrore. Kocevski tha se kishte vetëm një derë metalike të improvizuar dhe ishte e kyçur nga jashtë.
“Brendësia e objektit ishte prej gipsi pa materiale rezistente ndaj zjarrit, nuk kishte tavan të varur me materiale zjarrfikëse, as sistem njoftimi për zjarrin, dhoma ishte e veshur me materiale të ndezshme. Mjetet piroteknike janë përdorur pa leje dhe pa një kompani të përshtatshme. Sipas fletë pronësisë së objektit konstatohej se ajo ishte e regjistruar për industrinë e lehtë dhe se nuk ishte shndërruar në biznes hotelierik. Përkundër kësaj, Ministria e Ekonomisë u ka dhënë leje për 15 vjet”, tha Kocevski.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar, është kërkuar paraburgim për disa prej tyre. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
LEXO MË SHUMË NË: