Provimi në shqip: Kryeministri kundër ministrit, Osmani kërkon dorëheqje, Selimi: Filkov ka shkelur Kushtetutën

Pavarësisht qëndrimit të Ministrisë së Drejtësisë se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe me arsyetimin se ai shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase, The post Provimi në shqip: Kryeministri kundër ministrit, Osmani kërkon dorëheqje, Selimi: Filkov ka shkelur Kushtetutën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 8, 2026 - 15:30
 0
Provimi në shqip: Kryeministri kundër ministrit, Osmani kërkon dorëheqje, Selimi: Filkov ka shkelur Kushtetutën

Pavarësisht qëndrimit të Ministrisë së Drejtësisë se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe me arsyetimin se ai shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, doli me një qëndrim të kundërt, duke thënë se nuk ekziston asnjë arsye ligjore që provimi të mos jepet edhe në shqip, shkruan Gazeta Flaka

Deklarata e kryeministrit lidhet drejtpërdrejt me peticionin e studentëve shqiptarë nga tre fakultete juridike – Universiteti i Tetovës (UT), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universiteti “Nënë Tereza” (UNT) – të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën në të cilën i kanë kryer studimet.

“Nuk shoh pse nuk mos jepet (në shqip). Ligji i Gjuhëve është i qartë, në këtë rast. Në qoftë se dikush ka kërkuar të japë provimin në gjuhën shqipe, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Kjo deklaratë hapi menjëherë reagime të forta politike. Zëvendëskryetari i BDI-së, Bujar Osmani, tha se pas konfirmimit publik të kryeministrit se ligji e lejon mbajtjen e provimit në shqip, përgjegjësia politike është e pashmangshme.

“Pasi Kryeministri konfirmoi sot se me ligj provimi i jurisprudencës mund të jepet në gjuhën shqipe, një gjë është e qartë: Ministri i Drejtësisë duhet të japë menjëherë dorëheqje”, u shpreh Osmani.

Ai shtoi se për përfaqësuesit e VLEN-it, të cilët janë pjesë e pushtetit, heshtja në këtë çështje është politike e pafalshme.

“Më mirë të mos shihen askund për një kohë”, tha Osmani.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe analisti politik Sefer Selimi, i cili vlerëson se tashmë ekziston një konstatim i qartë institucional për shkelje ligjore.

“Defakto, dje zv. kryeministri Sali dhe sot kryeministri Mickoski konkluduan që Ministri Filkov ka shkelur Kushtetutën (B. Sali) dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve (H. Mickoski) me pamundësimin dhe refuzimin ndaj studentëve që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe. Duhet të pasojë iniciativë për shkarkim”, theksoi Selimi.

Ai përgëzoi studentët për këmbënguljen e tyre, duke e cilësuar iniciativën si shembull të mbrojtjes aktive të të drejtave kushtetuese.

“Përgëzimet më të sinqerta studentëve që me këmbëngulje insistuan për të drejtën që u takon me Kushtetutë dhe ligj! U shtofshin iniciativat e këtilla!”, përfundoi Selimi.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po shndërrohet kështu në një test serioz për respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, përgjegjësinë politike të institucioneve dhe rolin e qeverisë në garantimin e të drejtave arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post Provimi në shqip: Kryeministri kundër ministrit, Osmani kërkon dorëheqje, Selimi: Filkov ka shkelur Kushtetutën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .