PTHP paraqet dëshmitë kryesore për rrëmbimin e Vanjës! Pamjet e kamerave të sigurisë konfirmojnë lidhjet e Citroenit me rrëmbimin

Në seancën e sotme gjyqësore lidhur me rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, prokuroria ka prezantuar tetë video inxhizime të kamerave të sigurisë që tregojnë lëvizjen e Citroenit gjatë periudhës kur Vanja u rrëmbye. Pamjet e datës 27 nëntor 2023 dokumentojnë kalimin e automjetit Citroen, i cili dyshohet të ketë […]

shkurt 3, 2025 - 23:00
 0  4
PTHP paraqet dëshmitë kryesore për rrëmbimin e Vanjës! Pamjet e kamerave të sigurisë konfirmojnë lidhjet e Citroenit me rrëmbimin

Në seancën e sotme gjyqësore lidhur me rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, prokuroria ka prezantuar tetë video inxhizime të kamerave të sigurisë që tregojnë lëvizjen e Citroenit gjatë periudhës kur Vanja u rrëmbye.

Pamjet e datës 27 nëntor 2023 dokumentojnë kalimin e automjetit Citroen, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rrëmbimin e Vanjës. Videoja tregon një Citroen që kalon përpara Hotel City Park një orë para se të ndodhte rrëmbimi i 14-vjeçares.

ANA STOJKOVIQ DIMITROVSKA – PROKURORE PUBLIKE

 “Në kohë reale në orën 7:29 shihet duke kaluar një automjet ‘Citroen’. Në fakt kjo është koha kur ka ndodhur rrëmbimi. Do të doja që të shikonim pamjet një minutë para se të kalojë Citroen për të përcaktuar se sa automjete po kalojnë në rrugë në atë kohë të ditës, vetura të reja, të vjetra, që nxjerin tym dhe që nuk nxjerin tym. Në vetëm një minutë mundeni për të vënë re që po kalojnë dhjetra automjete përpara se të kalonte automjeti Citoren. Nga ajo që prokuroria analizoni,  në 4 minuta para se të kalonte Citroen kanë kaluar 26 automjete, ndërsa pasi ka kaluar, pamjet tregojnë një automjet që kalon çdo 30 sekonda, tha prokurori.”

Në momentin e prezantimit të pamjeve, i akuzuari, Ljupço Palevski, ndërhyri disa herë, por prokuroria e paralajmëroi se, nëse do të vazhdonte me ndërhyrje, do të largohej nga salla e gjyqit.

ANA STOJKOVIQ DIMITROVSKA – PROKURORE PUBLIKE

“I pandehuri nuk duhet të komentojë se si është zhvilluar gjykimi me apo pa fakte. Nuk do të ketë paralajmërim të tretë, unë do t’ju largoj nga salla.”

Për më tepër, janë paraqitur prova nga kamera e një studio kozmetike në afërsi të objektit ku ndodhi ngjarja, që tregon se në orën 07:29 e 29 sekonda, pak para rrëmbimit të vajzës, kaloi vetura Citroenn me Vanjan në të, shpjegoi prokuroria.

E kapën në orën 7:20 të mëngjesit dhe e futën në bagazh. Më pas u shfaq një video e një kombimore përballë godinës së Vanjas, ku shihet Citroen duke kaluar në orën 7:30.

Pastaj u shfaqen një bllok videosh nga lëvizja e mjetit Citroen përgjatë bulërvardit Partizanski odredi menjëherë pas rrëmbimit.

Gjatë seancës gjyqësore gjykata refuzoi edhe kërkesën e Ljupço Palevskit për përjashtimin e prokurores Zhaklina Krstevska dhe të gjithë Prokurorisë Publike Shkup, duke e cilësuar kërkesën si të pabazuar.

Nga ana tjetër, para seancës, disa anëtarë të partisë politike DESNA protestuan para Gjykatës Penale, duke shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për drejtësinë e këtij procesi gjyqësor dhe kërkuan lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjet Lupco Palevski.