Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Janë publikuar shpenzimet tre mujore të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvend. “Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e

tetor 22, 2025 - 12:00
 0
Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend
Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Janë publikuar shpenzimet tre mujore të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvend.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KQZ.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte:

https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/