Punëtorët teknikë të shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ndërpresin grevën pas marrjes së pagave

Pas gjashtë ditësh grevë për shkak të vonesës së pagave, shtatë punëtorët teknikë të shkollës “Mehmet Gjevori” në lagjen Arbëria të Prishtinës kanë ndërprerë sot protestën. Ata rifilluan punën pasi kompania private e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës ua ka ekzekutuar pagat. Njëri nga punëtorët, Ilmi Haziri, në një intervistë për Ekonomia Online tha se

tetor 27, 2025 - 18:30
 0
Punëtorët teknikë të shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ndërpresin grevën pas marrjes së pagave
Punëtorët teknikë të shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ndërpresin grevën pas marrjes së pagave

Punëtorët teknikë të shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ndërpresin grevën pas marrjes së pagave

Pas gjashtë ditësh grevë për shkak të vonesës së pagave, shtatë punëtorët teknikë të shkollës “Mehmet Gjevori” në lagjen Arbëria të Prishtinës kanë ndërprerë sot protestën. Ata rifilluan punën pasi kompania private e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës ua ka ekzekutuar pagat.

Njëri nga punëtorët, Ilmi Haziri, në një intervistë për Ekonomia Online tha se greva u ndërpre vetëm pasi drejtori i kompanisë konfirmoi daljen e pagave.

“Ndodhi që dolëm nga greva sepse erdh drejtori i kompanisë së pastrimit dhe tregoj që sot dalin pagat dhe kështu e ndërpremë. Prej të martës kemi qenë në grevë deri sot nuk kemi pasur ndërmend ta ndërpremë grevën fare, por erdhi na tha se që do të dalin pagat, bilës tha nëse nuk iu dalin nesër mos na hajdeni fare. Para disa minutash na dolën pagat dhe grevën e kemi ndërprerë. Kjo grevë ka ndodhur për shkak se thonë që nuk pa pare komuna, komuna i thoshte kompanisë, kompania komunës. Fajtor numër një është Komuna e Prishtinës numër një. Ka ndodh shumë herë nuk është hera e parë që ndodh që 10 herë e më shumë që na vonojnë, dhe do të dalë prap do të na vonojnë sepse jemi privat”, ka deklaruar Haziri.

Haziri kritikoi Komunën e Prishtinës për vonesat e përsëritura në pagesa dhe kërkoi që punëtorët teknikë të kthehen nën menaxhim shtetëror.

“Nuk i kemi aspak pagat e kënaqshme, 369 euro i marrim, kompania na ka ndal 100 euro, nuk e di përse, na kanë thënë se kanë marrë borxh për ti qitur pagat. 270 euro na kanë qit tash edhe 100 euro na kanë mbetur borxh, na kanë thënë tjetrin muaj që na dalin, nëse është e vërtetë, por nuk e besoj aspak. Do të ketë përsëri vonesa, kërkesa jonë shtë pagat dhe të na kthejnë me shtet, më e mira është që të mos kemi probleme, të mos kemi gjynah prej fëmijëve dhe shkollës, me na kthy me shtet dhe nuk do të kishim pasur problem. Plus 150 euro të shtetit i marrin më shumë se ne i kemi 370 euro kurse ata 550. Të njëjtën punë e bëjnë ata të njëjtën edhe na bile ne punojmë më shumë se ata të shtetit”, shtoi ai.