Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

Lidhur me debatin qe eshte hapur diteve te fundit per ate nese ka patur dokument per ndarjen e Maqedonise ne luften e vitit 2001, te cilin e hapi Ali Ahmeti, ka reaguar edhe Zeqirja Ibrahimi. Ja reagimi i tij i plote: “Këto ditë, kur është...

gusht 18, 2026 - 16:00
Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

Lidhur me debatin qe eshte hapur diteve te fundit per ate nese ka patur dokument per ndarjen e Maqedonise ne luften e vitit 2001, te cilin e hapi Ali Ahmeti, ka reaguar edhe Zeqirja Ibrahimi. Ja reagimi i tij i plote:

“Këto ditë, kur është rikthyer debati se më 2001 paska qenë në tavolinë opsioni i ndarjes së Maqedonisë, po e shtroj një çështje për debat.
Po e marrim të mirëqenë faktin se përfaqësuesi i atëhershëm politik i UÇK-së nuk e pranoi ndarjen e Maqedonisë së Veriut. Nëse është kështu, siç e tha vetë ai, i bie se ai ka hequr dorë – vullnetarisht ose nga ndonjë presion – nga qëndrimi fillestar i ndarjes së Maqedonisë, i shprehur në komunikatat e para të UÇK-së, ose ato i ka pasur karrem sa për t’ia filluar luftës, që pastaj të etablohet në politikë. Sepse kjo e shtron çështjen se a ia vlente të bëhet gjithë ajo luftë, me krejt ato viktima, dëme njerëzore e materiale, që në fund nga “pakicë etnike” (siç ishim më 1991) të bëhemi “bashkësi etnike” (më 2001) dhe nga “gjuha e pakicës” të bëhemi “gjuha që e flasin 20 % popullatës e që nuk është e njëjtë si maqedonishtja”?! Reduktimi i këtillë marramendës i synimeve kërkon një shpjegim.
Dhe, më e rëndësishme se kjo: nëse nuk ka qenë në agjendë ndarja, as federalizimi, as kantonizimi, madje as një organizim i brendshëm i komunave shqiptare (siç e kërkojë serbët në Kosovë), pyetja themelore që shtrohet është: cili ka qenë vizioni për Maqedoninë i atij që e bëri luftën?”


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.