PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e cila ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Anëtari i kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi për Klankosova.tv se ky vendim është

Nëntor 30, 2025 - 23:00
 0
PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private
PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private

PZAP rrëzoi vendimin e KQZ-së, Zogaj: Absurde të votohet nëpër lokale private

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e cila ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike, duke e rrëzuar kështu vendimin e mëparshëm të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Anëtari i kryesisë i LDK-së Alban Zogaj, deklaroi për Klankosova.tv se ky vendim është pozitiv.

“Shumë mirë. Ka qenë absurde me votu nepër lokale private”, tha Zogaj.

Ai deklaroi se lënda për këtë çështje u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshe, vendimi i KQZ-së parashihte hapjen e qendrave të votimit edhe në hapësira shtesë jashtë misioneve diplomatike, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me këtë vendim të PZAP-it, procesi i votimit jashtë vendit rikthehet vetëm brenda ambienteve zyrtare të përfaqësive diplomatike.