Qarkullimi pa pengesa në rrugët shtetërore, akset kryesisht të lagështa

Qarkullimi në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa pengesa, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të lagështa. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar dhe në pikat kufitare, nga The post Qarkullimi pa pengesa në rrugët shtetërore, akset kryesisht të lagështa appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 7, 2026 - 15:30
 0
Qarkullimi pa pengesa në rrugët shtetërore, akset kryesisht të lagështa

Qarkullimi në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa pengesa, ndërsa akset rrugore janë kryesisht të lagështa. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar dhe në pikat kufitare, nga ana maqedonase, aktualisht nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.

Autoritetet rikujtojnë se nga data 15 nëntor 2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili vlen pavarësisht kushteve të motit dhe do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

LAMM apelon për shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ndërkohë, segmenti rrugor Ohër–Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçica do të mbetet i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga 21 nëntori 2025 deri më 31 mars 2026.

The post Qarkullimi pa pengesa në rrugët shtetërore, akset kryesisht të lagështa appeared first on Flaka, në çdo lajm... .