Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. “Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për ndryshimin […]

Prill 26, 2026 - 21:00
Qeveria mban mbledhje elektronike, ky është vendimi që mori

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.24/11, të datës 20 prill 2026, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës”, thuhet në komunikatën për media.