Qeveria paralajmëron tre masa për të rinjtë: banesë me çmime të ulëta, taksa komunale zero dhe kartelë studentore me zbritje

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE paralajmëron tre masa për të rinjtë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lehtësimin e çështjes së banimit.

Masa e parë do të detyrojë kompanitë ndërtimore të dedikojnë 10% e sipërfaqes së banimit në objektet e reja për çiftet e martuara deri në moshën 35-vjeçare, me çmime 20% më të ulëta se ato të tregut. Ky detyrim do të rregullohet me ligj dhe do të vlejë për të marrë leje ndërtimi.

Masa e dytë synon lirimin e plotë nga taksat komunale për çiftet e reja që do të ndërtojnë shtëpinë e tyre, një masë që do të vlejë në të gjithë territorin e shtetit.

Masa e tretë u dedikohet studentëve, me vendosjen e një kartelë studentore në aplikacionin *M-Shërbime*, që do të ofrojë zbritje të paktën 20% në ushqim dhe shërbime. Qeveria thekson se mbështetja do të zgjerohet për uljen e shpenzimeve të përditshme, jo vetëm përmes racionit studentor.

Në njoftimin e partisë, theksohet se këto masa janë pjesë e një modeli konkret për të ofruar zgjidhje për nevojat reale të të rinjve, duke evituar premtime boshe.

“Këto masë janë pjesë e përpjekjeve të VMRO-DPMNE-së për të siguruar kushte për krijuar familje, banesë dhe arsimim në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e partisë.

Me pak fjalë

Qeveria paralajmëron tre masa për të rinjtë: 10% banesë me çmime të ulëta për çiftet e reja, taksa komunale zero për ndërtuesit e shtëpive dhe kartelë studentore me zbritje 20% në ushqim dhe shërbime.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.