Qeveria prezantoi shportën e Vitit të Ri, ulje çmimesh prej 10% për mbi 675 produkte
Qeveria prezantoi masat e reja për mbrojtje të standardit të qytetarëve, në kuadër të shportës së vitit të ri e cila do të përmbajë më shumë se 675 produkte dhe do të vlejë nga 15 dhjetori deri më 15 janar. Pritet ulje e çmimeve të produkteve për 10% e ndoshta edhe më shumë. Lista e […] The post Qeveria prezantoi shportën e Vitit të Ri, ulje çmimesh prej 10% për mbi 675 produkte appeared first on InfoShqip.com.
Qeveria prezantoi masat e reja për mbrojtje të standardit të qytetarëve, në kuadër të shportës së vitit të ri e cila do të përmbajë më shumë se 675 produkte dhe do të vlejë nga 15 dhjetori deri më 15 janar. Pritet ulje e çmimeve të produkteve për 10% e ndoshta edhe më shumë. Lista e produkteve është dakorduar bashkë me odat ekonomike, sindikatat, prodhuesit, distributorët dhe tregtarët. Cilat janë kompanitë dhe produktet që janë përfshirë në shportën e vitit të ri, qytetarët mund ta shohin në faqen e internetit mojakosnica.mk. Produktet e përfshira në shportë, në raftet e marketeve do të jenë të shënuara me mbishkrim “më pak harxhime, më shumë për ty”.
“Me këtë ulje çmimesh janë përfshirë produktet bazë ushqimore nga grupe të ndryshme, bukë dhe drithëra, produkte furre, mish dhe produkte të mishit, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, ëmbëlsira dhe fruta. Perime të freskëta dhe të konzervuara. Pije joalkoolike dhe alkoolike”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.
Por, për prodhuesit apo tregtarët që nuk do të ulin çmimet, nuk janë paraparë sanksione. Monitorim nuk do të bëjë inspektorati por vet qytetarët.
“Duke qenë se kjo iniciativë nuk është një vendim qeveritar, nuk janë parashikuar sanksione. Monitorimet nëse çmimet janë ulur siç kanë propozuar vet prodhuesit dhe distributorët, do të bëhet drejtpërdrejtë nga qytetarët”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.
Por çfarë nëse tregtarët keqpërdorin situatën dhe i ngrenë çmimet paraprakisht, që me lirimin e ofruar, çmimi të kthehet përsëri te ai i vjetri. Që kjo të mos ndodhë, kryeministri Mickoski e angazhoi inspektoratin e tregut.
“Vllatko mendoj se ti duhesh që tani të dalësh bashkë me inspektoratin e tregut të shohësh se si janë çmimet, si ishin para pak ditësh dhe të shohim sa do t’i ulin që të mos vjen se po spekulojmë. Nëse çmimi i një produkti ka qenë 10 qindarka, tani ngrihet në 12 qindarka e më pas ta kthejnë përsëri në 10, në fakt asgjë s’kanë bërë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Ndërkohë nga LSDM nuk presin që shporta e vitit të ri të ketë efekt mbi mirëqenien e qytetarëve. Në vend që të propozojnë shporta, VMRO-DPMNE le të pranojë masën e propozuar të LSDM-së, e ajo është shfuqizimi i tërësishëm i TVSH-së, thonë nga kjo parti. /Alsat.mk
The post Qeveria prezantoi shportën e Vitit të Ri, ulje çmimesh prej 10% për mbi 675 produkte appeared first on InfoShqip.com.