Qeveria shpërndan 33,682 vauçerë për studentë, mbi 11,500 tashmë kanë përfituar pajisje elektronike
Qeveria njoftoi se deri më dje janë shpërndarë gjithsej 33,682 vauçerë për studentë, secili me vlerë prej 15,300 denarë. Nga këta, 11,500 studentë tashmë i kanë përdorur me sukses kuponët The post Qeveria shpërndan 33,682 vauçerë për studentë, mbi 11,500 tashmë kanë përfituar pajisje elektronike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Qeveria njoftoi se deri më dje janë shpërndarë gjithsej 33,682 vauçerë për studentë, secili me vlerë prej 15,300 denarë. Nga këta, 11,500 studentë tashmë i kanë përdorur me sukses kuponët dhe kanë marrë pajisje të reja elektronike, përcjell TV21.
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, theksoi se këto shifra tregojnë interes të madh dhe implementim të qëndrueshëm, ndërsa masa po sjell rezultate reale.
“Masa nuk është rastësore apo e improvizuar. Ajo është planifikuar në mënyrë të saktë dhe në kohë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky koordinim institucional ka mundësuar një organizim të shpejtë të procedurave, kritere të qarta për studentët, sistem teknik të harmonizuar për shpërndarjen dhe realizimin e kuponëve, si dhe një transparencë të lartë të procesit”, sqaroi Miteva.
The post Qeveria shpërndan 33,682 vauçerë për studentë, mbi 11,500 tashmë kanë përfituar pajisje elektronike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .