Qytetarët serbë në veri dalin në votim përmes organizimit të Listës Serbe

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje që po mbahen në Republikën e Kosovës, e ka vazhduar avazin e njëjtë, atë të grumbullimit për të shkuar drejt kutive të votimit.Tashmë dhjetëra qytetarë serbë që janë mbledhur pranë selisë së Listës Serbe në sheshin “Korzo” në Mitrovicë të Veriut. Nga ky lokacion, ata pritet të nisen në

dhjetor 28, 2025 - 09:30
 0
Qytetarët serbë në veri dalin në votim përmes organizimit të Listës Serbe
Qytetarët serbë në veri dalin në votim përmes organizimit të Listës Serbe

Qytetarët serbë në veri dalin në votim përmes organizimit të Listës Serbe

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje që po mbahen në Republikën e Kosovës, e ka vazhduar avazin e njëjtë, atë të grumbullimit për të shkuar drejt kutive të votimit.Tashmë dhjetëra qytetarë serbë që janë mbledhur pranë selisë së Listës Serbe në sheshin “Korzo” në Mitrovicë të Veriut.

Nga ky lokacion, ata pritet të nisen në mënyrë të organizuar dhe grupore drejt qendrave të votimit, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së tyre për të votuar.

Sipas legjislacionit zgjedhor në Kosovë, votimi i organizuar nuk lejohet, ndërsa qytetarët duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës individualisht dhe pa ndikime.

Megjithatë, Lista Serbe është raportuar edhe në të kaluarën se mobilizon votuesit në mënyrë të organizuar, çka ka ngritur shqetësime për respektimin e rregullave zgjedhore.