Përveç Kosovës, edhe tri shtete të tjera në botë kanë zgjedhje sot
Sot qytetarët në Kosovë, Myanmar, Guinea dhe Republikën Qendrore Afrikane ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Myanmar ka nisur një proces votimi të kufizuar nën kontrollin e juntës ushtarake, pesë vjet pas rrëzimit të qeverisë së zgjedhur. Guinea zhvillon zgjedhjet presidenciale që pritet t’i japin komandantit të ushtrisë, Mamady Doumbouya, një mandat shtatëvjeçar, pas


Sot qytetarët në Kosovë, Myanmar, Guinea dhe Republikën Qendrore Afrikane ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Myanmar ka nisur një proces votimi të kufizuar nën kontrollin e juntës ushtarake, pesë vjet pas rrëzimit të qeverisë së zgjedhur.
Guinea zhvillon zgjedhjet presidenciale që pritet t’i japin komandantit të ushtrisë, Mamady Doumbouya, një mandat shtatëvjeçar, pas grushtit të shtetit në 2021.
Republika Qendrore Afrikane mban zgjedhjet kombëtare ndërsa presidenti i vendit, Faustin-Archange Touadera, kërkon një mandat të tretë, pas ndryshimit të kushtetutës në 2023.
