​Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura

Një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit, menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. “Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lartë këtë

shtator 23, 2025 - 14:30
 0
​Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura
​Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura

​Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura

Një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Sipas njoftimit, menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lartë këtë gjest human dhe falënderon qytetarin për veprimin e tij”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë.