Ra nga skelet, vdes një punëtor 34 vjeçar në Prizren

Një 34 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur pas rënies nga skelet në një vend ndërtimi në Prizren, përkatësisht në lagjen “Bajram Curri”. Policia e Kosovës njoftoi se 34 vjeçari u dërgua në Emergjencë në Prizren. Por, në gjendje të rënduar, rreth 16:30, ai u konstatua të ketë ndërruar jetë. “Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar

tetor 29, 2025 - 23:00
 0
Ra nga skelet, vdes një punëtor 34 vjeçar në Prizren
Ra nga skelet, vdes një punëtor 34 vjeçar në Prizren

Ra nga skelet, vdes një punëtor 34 vjeçar në Prizren

Një 34 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur pas rënies nga skelet në një vend ndërtimi në Prizren, përkatësisht në lagjen “Bajram Curri”.

Policia e Kosovës njoftoi se 34 vjeçari u dërgua në Emergjencë në Prizren. Por, në gjendje të rënduar, rreth 16:30, ai u konstatua të ketë ndërruar jetë.

“Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë”, njoftoi PK.

Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.