Rrahje në Mitrovicë të Veriut, një person sulmon babë e bir pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut.  Shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, tha se viktimat ishin babë e djalë. “Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë

tetor 29, 2025 - 17:00
 0
Rrahje në Mitrovicë të Veriut, një person sulmon babë e bir pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Rrahje në Mitrovicë të Veriut, një person sulmon babë e bir pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Rrahje në Mitrovicë të Veriut, një person sulmon babë e bir pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut. 

Shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, tha se viktimat ishin babë e djalë.

“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.

Ai shtoi se policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Tash për tash nuk raportohet për të arrestuar të mundshëm.