Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë. Rama theksoi se bashkëpunimi


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.
Rama theksoi se bashkëpunimi mes komunave krijon më shumë mundësi për të rinjtë, kudo që ata jetojnë.
Takimi u zhvillua në kuadër të finales së turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, ku sporti edhe një herë u dëshmua si gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet.
