Ramadani: Qeveria t’i kërkojë ndihmë amerikanëve dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e situatës së sigurisë

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë sot se Kosova duhet që zyrtarisht të kërkojë ndihmën e prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë, pas shpërthimit në kanalet e lumit Ibër. Kjo pasi sipas tij, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.

Nëntor 30, 2024 - 00:00
 0  6
Ramadani: Qeveria t’i kërkojë ndihmë amerikanëve dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e situatës së sigurisë
ramadani:-qeveria-t’i-kerkoje-ndihme-amerikaneve-dhe-kfor-it-per-te-parandaluar-perkeqesimin-e-situates-se-sigurise

ramadani:-qeveria-t’i-kerkoje-ndihme-amerikaneve-dhe-kfor-it-per-te-parandaluar-perkeqesimin-e-situates-se-sigurise

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë sot se Kosova duhet që zyrtarisht të kërkojë ndihmën e prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë, pas shpërthimit në kanalet e lumit Ibër.

Kjo pasi sipas tij, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.

“Qeveria duhet zyrtarisht t’i kërkojë ndihmën prezencës amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë. Në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior.Sepse, trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj. Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trump”, ka thënë ai.