Reagon ashpër presidentja Osmani: Bandat serbe do të humbasin sërish

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas sulmit në Zubin Potok, ku u dëmtua një kanal ujor që është jetim për furnizimin me ujë dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ajo theksoi se bandat kriminale serbe kanë dështuar në çdo përpjekje për të destabilizuar institucionet e Kosovës dhe se do të humbin edhe

Nëntor 30, 2024 - 00:00
 0  6
Reagon ashpër presidentja Osmani: Bandat serbe do të humbasin sërish
reagon-ashper-presidentja-osmani:-bandat-serbe-do-te-humbasin-serish

reagon-ashper-presidentja-osmani:-bandat-serbe-do-te-humbasin-serish

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas sulmit në Zubin Potok, ku u dëmtua një kanal ujor që është jetim për furnizimin me ujë dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ajo theksoi se bandat kriminale serbe kanë dështuar në çdo përpjekje për të destabilizuar institucionet e Kosovës dhe se do të humbin edhe këtë herë, shkruan FrontOnline.

Në deklaratën e saj, Presidentja Osmani theksoi se aktet terroriste të tilla, të cilat synojnë të dëmtojnë infrastrukturën kritike të shtetit, nuk do të ndalin Kosovën në ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Ajo përsëriti angazhimin për një luftë të pa kompromis ndaj elementeve kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit. “Do të humbin sërish,” tha Presidentja Osmani, duke u referuar grupeve kriminale serbe që, sipas saj, vazhdojnë të tentojnë të dëmtojnë infrastrukturën dhe sigurinë e Kosovës.

Ajo ftoi qytetarët e Kosovës të tregojnë qetësi dhe maturi, ndërkohë që institucionet e vendit po punojnë për hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizëm të lartë. Presidentja gjithashtu falënderoi partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për ofrimin e ndihmës në hetimin e këtij akti dhe për mbështetje në riparimin e dëmit dhe furnizimin me ujë. Ajo u shpreh e sigurt se përpjekjet e këtyre grupeve kriminale nuk do të kenë sukses dhe se shteti i Kosovës do të vazhdojë të ruajë rendin dhe stabilitetin.

Postimi i saj: