Ramiz Lladrovci takim me Konjufcën: Biseduam si bëhet Kosova më mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të rastësishëm me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën. Lladrovci ka thënë se takimi ishte miqësor dhe se me Konjufcën nuk kanë diskutuar...

tetor 3, 2026 - 15:30
Ramiz Lladrovci takim me Konjufcën: Biseduam si bëhet Kosova më mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të rastësishëm me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Lladrovci ka thënë se takimi ishte miqësor dhe se me Konjufcën nuk kanë diskutuar për politikë apo poste, por për të ardhmen e Kosovës.

“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjejë lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka shtuar se me Konjufcën kanë zhvilluar “bisedë të këndshme” dhe se fokusi ishte mënyra se si mund të bëhet Kosova më mirë.

“Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.