Raportohet se Izraeli i mashtroi komandantët iranianë për t’u mbledhur para sulmit

Një zyrtar i lartë izraelit i sigurisë i tha televizionit “Fox News” se Izraeli me sukses i mashtroi oficerët e lartë ushtarakë të forcës ajrore iraniane për t’u mbledhur në një takim para një sulmi të shënjestruar ndaj qendrës nëntokësore të komandës të Rojave Revolucionare. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha se përmes […]

qershor 13, 2025 - 17:30
 0  5
Raportohet se Izraeli i mashtroi komandantët iranianë për t’u mbledhur para sulmit

Një zyrtar i lartë izraelit i sigurisë i tha televizionit “Fox News” se Izraeli me sukses i mashtroi oficerët e lartë ushtarakë të forcës ajrore iraniane për t’u mbledhur në një takim para një sulmi të shënjestruar ndaj qendrës nëntokësore të komandës të Rojave Revolucionare.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha se përmes këtij sulmi u eliminuan shumica e udhëheqësve të forcës ajrore të Rojës Revolucionare, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas zyrtarit të lartë izraelit, sulmi ishte edhe më efikas sesa që pritej, pasi forcat izraelite shkatërruan edhe sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa balistike që besohej se ishin caktuar për t’u përdorur kundër Izraelit.